21.9 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar – qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata në pikat kufitare të veriut nuk pritet të eskalojë, edhe pse për nesër është paralajmëruar bllokimi i tyre.

Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin frekuentimin e këtyre pikave pas orës 18:00 dhe ka theksuar se Policia e Kosovës ka përgatitur plane operacionale për çdo skenar të mundshëm.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje nga MPJD-ja vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

TË FUNDIT

TË FUNDIT