20.6 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi, LDK: Avdullah Hoti do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit, duhet të zbatohet

Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi ka thënë se 4 shtatori është datë historike për Kosovën, pasi janë dy marrëveshje të rëndësishme, ajo për Stabilizim Asociim me BE-në e vitit 2015 në Qeverinë Mustafa dhe Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën.

“Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë i sjellin vetëm të mira Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet sepse është e domosdoshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Postimi:

4 shtatori është datë historike për Kosovën

Nga shpallja e pavarësisë, dy marrëveshjet më të rëndësishme për Kosovën janë: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në e vitit 2015 në Qeverinë Mustafa dhe Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020. E para vendos marrëdhënie kontraktuale formale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian sikurse çdo vend tjetër që aspiron anëtarësimin në BE. Ndërkaq, marrëveshja e dytë e vendos Kosovën në një tjetër trajektore të konsolidimit të shtetësisë dhe fuqizimit ekonomik.

Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën.

Kryeministri Avdullah Hoti do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është lidhja më e sigurtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë i sjellin vetëm të mira Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet sepse është e domosdoshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!🇽🇰🇺🇸

TË FUNDIT

TË FUNDIT