20.6 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Kosova do të vazhdojë të furnizohet me pajisje ushtarake nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, ku ishte edhe ministri Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Gjatë ditës sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpritën Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı”.

ZKM ka thënë se Kurti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes “veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Kurti ka thënë se Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

“Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës”.

Po ashtu, në takim gjithashtu është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit.

“Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT