Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky tha se ka rritje të Investimeve të Huaja Direkte.
Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur kryesisht nga inflacioni dhe blerjes së banesave nga mërgata.
“Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?”.
Bajrami ka shtuar se Qeveria nuk ka bërë asnjë reformë fiskale.
“Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto reforma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte?!”
Tutje, ajo ka treguar edhe inflacionin gjatë Qeverisë Kurti dhe Investimet e Huaja Direkte.
Postimi i plotë:
Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë
Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?
E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qënë në pushtet.
Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte?!
Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti
3.4% në vitin 2021,
11.6 në vitin 2022,
4.9% në vitin 2023,
Investimet e Huaja Direkte
2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,
2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,
2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,
2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%,
#9Shkurt
#RrugëeRe
#QeverieRe



