20.6 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Trepça njofton për sistemimet e përkohshme të punonjësve

Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepca”, ka njoftuar se janë duke marrë vendime për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.

“Më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim. Si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve. Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtor këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në saje të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Tutje, thuhet se Trepça po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, kështu duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT