14.7 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mushkolaj: Ura e Ibrit s’do hapet, Kurti do ta përdorë për zgjedhje

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit, po përdoret për çështje elektorale nga kryeministri Albin Kurti.

Mushkolaj tha se ura nuk do të hapet, të paktën jo në këtë verë.

Ai tha se Kurti do ta përdorë çështjen e urës si pretekst për zgjedhje.

“Nuk hapet ura, nuk do të hapet. Por Kurti do ta përdor për zgjedhje. S’besoj që do hapet të paktën jo shpejt sic ka thënë VV. Kurti ka thënë se ura do hapet gjatë verës, do presim ne jemi këtu nëse hapet 27 shtator. Brenda verës nuk do hapet”, tha Mushkolaj. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT