17.7 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Imami mitrovicas, Rexhep Lushta, i reagon Nexhmedin Spahiut pasi tha se shumë hoxhallarë janë agjentë të BIA-s

Imami mitrovicas, Rexhep Lushta, i ka reaguar analistit mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, pasi ky i fundit tha se shumë hoxhallarë janë agjentë të BIA-s serbe, shkruan Mitrovica SOT

Spahiu e dha këtë deklaratë të fortë në Klan Kosova në kontekstin e diskutimit rreth rindërtimit të xhamisë së Ibrit e cila ishte djegur nga forcat serbe më 1999.

Ky diskutim lindi pasi dje u dha lajmi se BIK në Mitrovicë ka filluar përgatitjet për nisjen e rindërtimit të kësaj xhamie.

Imami Rexhep Lushta përmes një postimi tha se Spahiu duhet të publikojë emrat e atyre që qenkan agjentë të Serbisë, në të kundërten Prokuroria duhet të merret me të.

Postimi:

E ftoj Nexhmedin Spahiun qe ti publikoj emrat e atyre “Hoxhallareve” qe sipas tij qenkan agjent te BIA-s, ne te kunderten ftoj Prokurorine te mirret me shpifjet e tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT