17.3 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Moti në fundjavë me shi e borë: Java tjetër ‘verë’

Në fundjavë në vend pritet që të ketë riga lokale shiu dhe bore në pjesët malore. Gjithashtu temperaturat do të kenë rënie të lehtë, transmeton Gazeta Metro.

Siç njofton Prishtina Weather, këtë fundjavë pritet që të ketë riga lokale. Ndërsa temperaturat do të kenë rënie të lehtë.

Në javën e ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell, derisa orëve të para të mëngjesit do të ketë ngrica dhe mjegull.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë nga Prishtina Weather

Në fundjavë vransira, me mundësi për riga lokale. Temperaturat në rënie të lehtë. Javën e ardhshme kryesisht me diell, orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull.

10.01.2020–Gjatë fundjavës një front i ftohtë pritet të kaloj në lindje të rajonit, që pritet të sjellë vransira, me mundësi edhe për riga lokale shiu. Në vise malore, kryesisht në jug të vendit priten edhe reshje bore. Me kalimin e këtij fronit, temperaturat gjatë ditës do të pësojnë rënie të lehtë. Gjatë javës së ardhshme zona anticiklonike do të shtrihen mbi rajon, e nga Mesdheu depërtimi i rrymave më të ngrohta ajrore sjellin rritje të lehtë të temperaturave maksimale. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Në fundjavë vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë një përmirësim të lehtë, ku do të zbresin edhe në vlera mesatare. Mirëpo nga java e ardhshme me formimin e mjegullës nëpër ultësira, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet dhe të rritet në vlera të pashëndetshme, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon.

11.01–Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita dhe gjatë mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore për reshje bore.

12.01–Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
13.01–Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell.

14.01-15.01–Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e gjatë javës së ardhshme do të shënojnë rritje në 5C deri 7C. Në zonat e mbuluara me mjegull maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë me tendencë të rritjes nga dita e diel./gazetametro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT