20.4 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

PDK tallet me VV-në dhe LDK-në përmes një video të Kadri Veselit ku shkrihet së qeshuri

Dhjetëra aktivistë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të tallen me negociatat mes LDK-së dhe VV-së për qeverisje.

Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur.

Këtë video aktivistët po e shpërndajnë duke ironizuar me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit i zgjedhur më 26 dhjetor. Ai e ka shprendarë këtë video në Instagramin e tij.

Me mbishkrimin që rikujton deklaratën e Albin Kurtit se ‘Thojshin për 72 orë e bëjmë Qeverinë”, kjo është videoja që po shpërndajnë këto faqe:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT