Kandidati i PDK-së për kryeministër nga PDK dhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, sot përmes një video në Facebook ka folur për rëndësinë e investimeve në shëndetësi, shkruan Mitrovica SOT
Duke marrë shembull ndryshimet pozitive në Mitrovicë, ai tha se qeveria e tij do ta transformojë shëndetësinë në nivel vendi.
Postimi i tij:
Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës.
Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar.



