16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

‘Turp kryeministër!’ – Krasniqi: Ndoshta për ju dhe milionerët s’ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti pas situatës së fundit me minatorët.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi tha se Kurti “e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike”

Postimi i plotë:

“Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë”.

Kryeminitrit Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhë në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga.

Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes.

Turp Kryeministër!

TË FUNDIT

TË FUNDIT