Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka kthyer me këngë përgjigjen ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Kjo e fundit dje gjatë një koncerti në shesh, foli për këngën e Dafina Zeqirit “Llafe llafe” duke aluduar se është këngë e pëlqyer nga presidentja.
Megjithatë, sot Osmani ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Ajo ka lënë të kuptohet se Donika Gërvalla është “mjeshtër e mashtrimeve dhe përsëritese e gabimeve”
“Nuk do të komentoja raportet, por kemi në dallime të qarta në qëndrimet me zonjën Gërvalla. Nuk është në interes të qytetarëve e as të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Meqë doni me kangë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re para 1 muaji: Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Më falni është kënga e Gilit se idhnohet Gili”, tha Osmani.
Duke u ndërlidhur me këngën “Llafe-llafe”, Osmani komentoi edhe raportet me Kurtin.
“Unë pëkrah çdo veprim të institucioneve tona në mbrojtje të kushtetuetshmërisë e sovranitetit dhe funksonalitetit të shtetit të Kosovës. Të gjitha këto mund të bëhen duke u respektuar kushtetuta dhe kontributi i aleatëve tonë të sigurisë. Njëra nuk ka nevojë të përjashtojë tjetrën. Si Presidente kam mbajtur këtë qëndrim dhe kjo nuk është “llafe-llafe”, por një realitet që s’mund ta kontestojë askush. Realiteti i Kosovës e dëshmon këtë, që sovranitetin e saj Kosova e mbron me aleatët e saj…s’ka arsye të dikush të mendojë ndryshe nga kjo”, tha Osmani.