20.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dugolli me konstatim të madh: Në veri nuk ekzistojnë më struktura paralele serbe

Konstatime të mëdha ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke pretenduar se nuk kanë mbetur struktura paralele serbe në veri dhe se sa i përket strukturave krimnale “mund të ketë mbetur vetëm ndonjë individ aty-këtu”.

Pavarësisht se pak metra larg matanë Komunës së Mitrovicës së Veriut ekzistojnë objekte të strukturave paralele – ku madje operojnë pjesë të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” e Qeverisë së Serbisë – Dugolli thotë se ato më “nuk ekzistojnë”.

“Duke u bazuar edhe në marrëveshjet që kanë ndodhë në të kaluarën, pra është paraparë edhe nga vetë Bashkimi Evropian që ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve është një sinjal i cili na jep për të kuptuar se aty situata është e qetë dhe e sigurt. Edhe nëse i referohemi këtij konstatimi, pra kanë pushuar së ekzistuari edhe rrethanat që e kanë rënduar apo kanë qenë në favor të asaj që mos të jetë e hapur, për shkak se ato strukturat paralele të Serbisë që kanë funksionuar në veri të Kosovës, ato nuk janë më, ato janë krejtësisht ilegale dhe janë në zhdukje e sipër”, ka thënë ai në TëVë1.

“Pra, ndonëse ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme mund të ketë mbetë aty këtu ndonjë individ, por si struktura më nuk ekzistojnë, ato ekzistojnë në Serbi por jo me veprim në Kosovë dhe situata është shumë e qetë. Madje ka kërkesa edhe prej komunitetit serb që ajo urë të jetë e qasshme dhe të ketë lëvizje të lirë të automjeteve”, ka thënë Dugolli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT