Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.
Mehmetaj i është drejtuar minatorëve duke iu thënë se nuk duhet të presin ndonjë zgjidhje e as vizitë prej kryeministrit.
“Trepça ka pas me lulëzu, po s’e di çka ndodhi kështu.
Për minatorët po më vjen keq po mos prisni zgjidhje e as vizitë prej kryeministrit.
Ju viziton veç nëse keni noj sukses, si tash që ka shku në Paris me marr pak nga lavdia e xhudistëve”, ka shkruar ai.