13.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Dënohet Vipa Chips me 500 euro gjobë për ndotje në Lumin Sitnica

Pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave në lumin Sitnica, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalur në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në Lumin Sitnica.

Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe raportin të rastit. Ftojmë të gjithë qytetarët të ruajmë ambientin dhe mos e shkelni ligjin. Nuk do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit.

Më poshtë e gjeni videon ku shihet kjo kompani duke ndotur lumin dhe vendimi për gjobitjen e kompanisë.

GazetaBlic.

TË FUNDIT

TË FUNDIT