Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça duket se sivjet është e gatshme të lërë gjurmë në basketbollin evropian.
AsistiOnline.com ka mësuar eksluzivisht se mitrovicasit janë afër goditjes së madhe dhe transferimit të basketbollistit me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu i cili luan prej vitesh në Turqi, derisa ka përvojë edhe në Euroligë me Fenerbahçen.
Kenani sivjet është paraqitur me Pinar Karshijakën në elitën turke dhe Ligë të Kampionëve, derisa përpos Turqisë ka luajtur edhe në Spanjë me Zaragozën.
Transferimi eventual i Spahiut te Trepça do të ishte i bujshëm për faktin se përvoja e tij është e madhe në rangje të ndryshme të basketbollit evropian.