22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ekskluzive: Trepça kontakton dhe oferton Edon Maxhunin

Edon Maxhuni aktualisht është njëri prej shqiptarëve nëpër me formën më të lartë.

Basketbollisti që ka nënshtetësi finlandeze në edicionin e fundit është paraqitur në njërën prej ligave më të forta evropiane (top-3) me skuadrën e Le Portel dhe ka pasur paraqitje fantastike, madje arritën edhe play off-in, por që kishin punë me skuadrën e fuqishme nga Euroliga, Monaco dhe u eliminuan.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com një prej shumë ekipeve evropiane për ta pasur në rradhët e veta, sivjet ka qenë edhe Trepça nga Kosova, që sipas burimeve tona e ka kontaktuar dhe ofertuar lojtarin, por që nuk ka pasur marrëveshje.

Të kujtojmë se për Edonin edhe vitin e kaluar interesim kishin pasur Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, por që shihet qartë se në këtë fazë të karrierës Edoni nuk e ka ndërmend të rikthehet në Kosovë.

Edoni prej vitesh është pjesë e rregullt e Kombëtares së Finlandës dhe një prej lojtarëve kryesorë.

/AsistiOnline.com/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT