9.6 C
Mitrovice
E martë, 19 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Izraeli ua heq vizat kosovarëve, firmoset marrëveshja

Nga 19 shtatori qytetarët e Kosovës do lëvizin lirshëm në Izrael.

Kjo pasi sot u nënshkrua marrëveshja ndërshtetërore për lëvizje të lirë pa viza.

Marrëveshjen në fjalë e nënshkroi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, pas një takimi që e patën sot.

Më 29 janar të këtij vitit, presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT