25.1 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Prognozon Astrit Haraqija: Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, atëherë fiton LDK

Ish-anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse vendi shkon në zgjedhje përsëri, atëherë LDK do të dilte e para.

Haraqija ishte duke folur për videon e lansuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku tregonte se po shkonte tek presidenti i vendit pa marrëveshje me LDK’në. Haraqija ka thënë se këto video janë të panevojshme dhe se po bëhen për të fajësuar LDK’në, por që kjo nuk do të arrihet.

“Nëse shkojmë nesër në zgjedhje LDK del e para”, ka thënë ai.

Haraqija ka dhënë edhe një premtim tjetër.

“Po të më kandidoj mua LDK’ja për kryetar të Gjakovës, do të dilja i pari. Përndyrshe nuk do dilja më në studio televizive”

Ai po ashtu ka shtuar se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të dërgohet tek një mjek për shkak nuk po tregohet vetja, dhe se po duron tepër Albin Kurtin.

Ndryshe as takimi disa orësh i zhvilluar gjatë ditë së mërkurë ka rezultuar pa sukses.

Për më shumë detaje, keni linkun e bashkangjitur në vijim.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT