Gazetari Valon Syla, ka reaguar në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke u shprehur falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO’s, e Britanisë, por edhe i zhgënjyer me Qeverinë Kurti, që sot, 25 vite pas çlirimit Kosova është e izoluar dhe nën sanksione pikërisht nga këta miq, e faktorë, që e mundësuan lirinë.
Ai ka deklaruar edhe se, ai s’e kishte menduar kurrë që qeveria e Kosovës, do të ishte “bukëpërmbys” ndaj atyre që na çliruan.
Pos kësaj, Syla është shprehur i turpëruar nga miqtë, dhe ka thënë se Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti duhet t’i vije turp për karakterin e saj bukëpërmbysë.
“Këtë vit, s’kam urime, por ndjej marre e turp qysh jemi mbet kakleca prej burrave, të pa zot dhe larg aleatëve që i deshpruam krejt ata që na ndihmuan, ranë në luftë dhe e çliruan Kosovën, si NATOn dhe UCK-n”, ka thënë mes tjerash gazetari Syla.
Postimi i plotë:
Po shohë shumë urime për ditën e çlirimit të Kosovës, por pak kritika që sot pas 25 vjetorit të këtij çlirimi jemi me sanksione të izoluar po nga ata miq e faktorë që na mundësuan këtë çlirim si Amerika, Britania dhe të gjithë aleatët e NATOs.
E përjetova socializmin Jugosllav e kosovar, okupimin, represionin e pastrimin etnik, jetën e refugjatit, çlirimin dhe lirinë, pavarësinë e shtetbërjen… por nuk ma kishte marrë mendja kurrë që një ditë, e sidomks sot pas 25 viteve Qeveria e vendit tim do të ishte bukëpërmyse ndaj atyre që na çliruan.
Unë nuk jam bukëpërmys.
Faleminderit NATO, Amerikë, e Britani, BE dhe mbi 100 aleatë që e njohët Republikën e Kosovës, të vendit tim qê skam rezervë tjetër e as pasaporta tjera si Kryeministri e Presidentja e tij.
Po me vjen marre nga ju miq të çlirimit. Ehde nuk ishte vetëm çlirim por një mrekulli për popullin shqiptar.
Turp për Qeverinë e Albin Kurtit dhe karakterin e tij bukëpërmys, Zoti i marroftë përcjellësit vet të vegjël të pa dijshëm, të pa Zot e besa edhe të poshtër e të ligë.
Ju minionë të Albin Kurtit nuk e meritoni këtë festë, sepse jeni kundër çdo vlere të këtij çlirimi sot 25 vjet më parë.
Për qytetarë e patriotë kosovarë, heshtja e juaj është vetëm aprovim i kësaj gjendje politike.
A jeni edhe ju bukëpërmys dhe meritor për sanksione nga Amerika, BE dhe vendet kryesore të NATOs?
A e meritoni edhe ju këtë festë sot?
A e meritoni këtë Qeveri?
Këtë vit, s’kam urime, por ndjej marre e turp qysh jemi mbet kakleca prej burrave, të pa zot dhe larg aleatëve që i deshpruam krejt ata që na ndihmuan, ranë në luftë dhe e çliruan Kosovën, si NATOn dhe UCKn. /gazetametro.net