16.7 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Saranda Bogujveci shpërthen në lot: Para 25 vitesh isha gjysmë e gjallë, s’e kisha pjesën më të madhe të familjes

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila është edhe e mbijetuar e masakrës së marsit të vitit 1999 në Podujevë, është emocionuar gjatë fjalimit të saj në Kuvend, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Bojujevci u përlot derisa foli për 12 qershorin e vitit 1999.

“Para 25 viteve, isha një vajzë e brishtë, gjysëm e gjallë, me zemër të thyer që nuk kisha pjesën më të madhe të familjes…më falni”, tha Bogujevci, e përlotur.

Ajo u duartrokit nga të gjithë në Kuvend.

“Por, sot para jush dhe bashkë me ju ndihem e privilegjume e shumë krenare që I shërbej popullit dhe vendit tonë. Çdo 12 qershor festoj bashkë me ju fitoren e humanitetit përballë mizorisë”, e vazhdoi pastaj fjalimin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT