16.7 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ish-ylli i KB Trepçës nuk e harron klubin, vjen me një mesazh të përzemërt në prag të ndeshjes finale

Ish – ylli i KB Trepçës, Marko Žorž, në një prononcim për portalin “Mitrovica SOT” ka dërguar një mesazh të përzemërt për klubin për të cilin luajti me një përkushtim e sukses të dalluar në prag të finales së madhe nesër.

Për prononcim ai zgjodhi një foto me legjendën e Trepçës, Artan Mehmeti, shkruan Mitrovica SOT.

Ai në prononcim për portalin tonë tha se emocionet vazhdojnë të mbesin të forta edhe pse kanë kaluar 20 vite që kur ishte në Mitrovicë për herë të fundit.

Ai tha se përcjell çdo sezonë të kampionatit dhe bën tifo për Trepçën që të fitojë kampionatin.

Žorž në prononcimin e tij nuk e harroi Torcidën tifozerinë e zjarrtë të cilën e lavdëroi.

“Nesër është një lojë e madhe dhe nuk kam dyshim se do të jetë një atmosferë madhështore që vetëm Torcida mund ta krijojë”, tha ai për Mitrovica SOT.

Žorž përcolli të falat nga Zadari dhe tha se shpreson që të gjithë do të festojmë fitoren e Trepçës nesër mbrëma.

Žorž është ndër lojtarët më të mirë të klubit i cili gëzon respekt të veçantë nga qyteti dhe tifozeria mitrovicase./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT