5 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Kampioni merret vesh në Minatori, Ylli e barazon sërish serinë

Ylli ka arritur të korri fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e katërt finale që po zhvillohet në palestrën “13 Qershori”.

Kjo fitore i barazon ata me rezultat të serive 2:2, në një përballje të pestë për të fituar titullin.

Suharekasit fituan me rezultat të ngushtë kundrejt mitrovicasve me shifrat 75-71.

Basketbollisti më i shquar i Yllit ishte Alonzo Verge Jr, me plot 27 pikë, 7 asiste dhe 6 kërcime.

Pas tij radhitet Jalen Nesbitt me 15 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa nga ana e Trepçës, lulëzoi basketbollisti Kevin Capers me 17 pikë, 5 kërcime dhe 6 asiste.

Pas tij me me 15 pikë, 4 asiste dhe 6 kërcime radhitet, Darnall Edge.

TË FUNDIT

TË FUNDIT