16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Sonte finalja e III e madhe mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sonte në finalen e tretë të “Play-ofit” të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.

Seria finale aktualisht është 1:1, derisa skuadra që i shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të “zjarrta” në finale, që është ajka e fundit të kampionatit.

Ndeshja e parë finale e ka fituar Trepça me rezultat 77:66 ndërsa të dytën e ka fituar Ylli me rezultat 80:79.

“Xehetarët” e kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori.

Ndërsa therandasit, janë në kërkim të titullit të tretë në histori të klubit. /Arbresh.info

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT