-0.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
spot_img

Gjendet një person i vdekur në Suhodoll të Mitrovicës!

Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicë, të shtunën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ka bërë të ditur Policia.

Bëhet fjalë për një mashkull, rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në fshatin Suhodoll, afër urës së këtij vendbanimi.

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se të gjitha ekipet policore dhe prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Ai ka treguar se trupi i personit të pajetë është dërguar për obduksion.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT