16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Presidenti Thaçi falë tre të burgosur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka falur tre persona të dënuar më parë, shkruan Gazeta Metro.

Vendimi i presidentit për t’i falur këta të burgosur është marrë me 21 nëntor.

Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:

Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit.

Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg.

Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.

Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019 ndërsa ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT