-0.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti e lë të hapur pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, flet edhe për “Minishengen”-in

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka lënë të hapur mundësinë për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një prononcim, Kurti tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka autonominë e plotë të qëndrimeve dhe veprimeve.

“Unë jam këtu me ftesë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve. Nuk është se unë apo VV në Kosovë e diktojmë një të tillë”, tha ai.

Deklaratën Kurti e bëri pas aktivitetit të organizuar në Tiranë për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

“Nuk jam në një vizitë zyrtare, kam ardhur të festoj fitoren e Vetëvendosjes dhe t’i falënderoj të gjithë aktivistët dhe vullnetarët të cilët nga Tirana dhe vende të tjera të Republikës së Shqipërisë erdhën dhe na e mundësuan fitoren e përbashkët në Kosovë. Tash duket që duhet të kremtojmë nga dy herë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë meqenëse të dyja kontribuojnë dhe të dyja përfitojnë nga fitorja e lëvizjes sonë”, tha Kurti.

Kurti po ashtu ka komentuar takimin në Novi Sad të kryeministrave, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Presidentit të Serbisë për minishengenin ballkanik, ai pati një mesazh të qartë: Kujdes me Serbinë!

“Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, shtoi Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT