7.6 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Hamiti i LDK-së: Deri kur do t’i besojnë njerëzit propagandës së VV-së?

Anëtari i Krysisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ks thënë se qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin me sukses të madh.

Ai pyet se ‘deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande’.

“Qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin, me sukses të madh. Qeveri me numrin më të madh, madje në rritje, të tenderëve njëburimorë, që janë burim i korrupsionit qeveritar. Apetiti i kësaj Qeverie për korrupsion është i pakundshoq. Po të mos e kishte, do të ndalej. Ndërkohë, propagandën e bën sikur po e lufton korrupsionin. Deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande?”, ka shkruar Hamiti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT