11.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Prishtina nesër nuk do të luajë për vendin e tretë në Ligën Unike

Sigal Prishtina pritet që të mos luajë ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Ballkanike.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, klubi kryeqytetas sot është nisur për t’u rikthyer në Kosovë dhe arsyetimi i tyre lidhur me këtë vendim ka ardhur si shkas për ta ruajtur ekipin nga lëndimet që së fundmi i kanë shqetësuar goxha shumë dhe fakti që ndeshja për vendin e tretë më shumë është e karakterit revyal.

Të kujtojmë se Prishtina në 6 ditët e fundit ka zhvilluar plotë katër ndeshje dhe ka arritur tri fitore e një humbje, ku në duelin me AEL-in për Ligën Ballkanike, është lënduar njëri prej lojtarëve kryesorë, Derrick Wilson.

Ekipi bardhekaltër në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike ishte paraparë të luante ndaj Pejës dhe pikërisht ndaj tyre pritet të luajë gjatë ditëve në vijim edhe duelin vendimtar për vend të parë në Ligën Ballkanike

Prishtina sivjet po e synon fitimin e titullit të Ligës Ballkanike dhe titullit e kampionit të Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT