Adelina Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte ofenduar rëndë ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.
Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit.
“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo.
Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.
“Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histori kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Petrovci këto 24 orët e fundit.
Deklaratën ofenduese të Petrovcit ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Adelina e ka quajtur vlerësim të një artisti per politikanë.
“Nëse një artist nuk guxon ta vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, ka shkruar Adelina Ismajli.
Rikujtojmë se aktori Petrovci kishte deklaruar se Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje. Pëtrovci e ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën./Kanal10