18.5 C
Mitrovice
E enjte, 14 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Skuadra e madhe angleze në kërkim të Milot Rashicës

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, po bën mjaft mirë në kampionatin gjerman. Ai është kthyer në liderin e skuadrës gjermane, pavarësisht se kjo e fundit po vuan shumë.

Werderi rrezikon të bie nga kategoria, pasi momentalisht ndodhet në vend të parafundit. Golat e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës nuk kanë mjaftuar, ndërsa Aston Villa kërkon të shfrytëzojë momentin dhe të rrëmbejë futbollistin. Klubi anglez ka gati 35 milionë euro për “Raketën”.

Emri i klubit është përmendur edhe më parë, por sot është rishfaqur sërish në skenë nga mediet angleze që shkruajnë se Aston Villa e do që në janar Rashicën.Werderi ka nevojë për shërbimet e tij, por sigurisht që oferta e anglezëve prej 35 milionë eurosh është shumë e majme dhe thuajse e parezistueshme për klubin.

Ata nuk duan që të rrezikojnë ta humbasin për një çmim më të ulët në verë, prandaj mund të shtyhen për ta shitur që në janar.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT