24.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Peci paralajmëron fermerët: Çdo deklarim i rrejshëm për subvencione, ka pasoja ligjore

Më shumë se një javë janë bërë nga hapja e thirrjes për subvencione për fermerë nga Ministria e Bujqësisë. I pari i këtij dikasteri, Faton Peci paralajmëroi fermerët që të jenë të saktë me deklarimet për subvencione.

Postimi i plotë:

Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro.

Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme.

Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.

Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces.

Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT