Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka thënë se Kosova që nga viti 2001 ka pasur president dëmtues duke nënkuptuar se edhe Presidenti Ibrahim Rugova ishte i tillë, pasiqë tha se LDK’ja dhe PDK’ja kanë pasur këtë post që nga 2001’ta, shkruan Gazeta Metro.
Deputeti i dytë më i votuar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur gjerësisht për çështjen e cila po ndan partinë e tij me LDK-në nga bërja e marrëveshjes, presidentin.
Ai ka deklaruar se plani A dhe më ideali i mundshëm i partisë së tij ishte zgjedhja e një presidenti jopartiak e konsensual, dhe i cili nuk do t’i takonte LDK’së.
Konjufca ka deklaruar se edhe nëse ia ofrojnë LDK’së pozitën e presidentin, ndodh ajo që ka ndodhur deri tash në Kosovë.
‘’Kur si natyrshëm themi se presidenti u takon LDK, më së shumt dëmtohet Kosova, jo VV. Ata mund të dallojnë për nga respekti, autoriteti. Ky nuk do të ishte versioni më i mirë i mundshëm për Kosovën’’.
“Prej vitit 2001, dy partitë më të mëdha e kanë zgjedhur gjithnjë presidentin”, deklaroi ai.
Iu kujtojmë se për dallim nga Vetëvendosje që vazhdon të ketë qëndrim të paqartë, LDK’ja kërkon që presidenti t’i takojë kësaj partie.
Vetëvendosje po ashtu nuk ka përmendur ndryshimin e formës së zgjedhjes së presidentit të ri, dhe e cila është forma e vetme me të cilën mund të kishim president që do të zgjidhej direkt nga populli./gazetametro.net