13.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kurti inatxhi i kthehet diskursit “anti-imperializëm amerikan”:Qeveritë e kaluara kanë qenë servil ndaj SHBA-së, populli nuk i do ashtu

Kryeministri Kurti në intervistën dhënë për RTK, përcjell Periskopi, ka thënë se qeveritë e kaluara kanë qenë servilë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kurtit, populli e ka zgjedhur qeverinë e tij sepse nuk do që serviliteti ndaj SHBA-së të shkëlqejë, por duhen marrëdhënie më të thella e më të gjera.

“Marrëdhëniet me SHBA-të janë shumë të mira. Por, marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie. Në anën tjetër, duhet të jetë një raport dykahore, jo vec një kahore. Nëse për të pasur marrrëdhnie të shkëlqyeshme, kushti dhe garancia dhe mundësia është vec serviliteti, por aso i kishin pasë më herët ata. Ata kishin qenë kryeministra sot, ata që shkuan, jo unë. Pse erdhi puna unë me u bë kryeministër… sepse populli marrëdhënie më të thella e më të gjera. Jo me shkëlqy për nga serviliteti.

Besoj që kështu është përshtypja e shumë qytetarëve që na sollën neve, Presidenten Osmani, Kryeparlamentarin Konjufca dhe mua në këto ulëse të larta të Republikës sonë”, tha Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT