spot_img
spot_img

Arrestohet në Veri serbi që dëmtoi shenjat e trafikut në gjuhën shqipe

Një serb është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut në Leposaviq.

Në raportin ditor është bërë e ditur se me vendim të gjyqtares i dyshuari është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.

Shenjat e trafikut në veri janë dëmtuar, pasi që ato u zëvendësuan në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë vendim, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se si Ministri kanë marrë përsipër që në gjithë territorin e Kosovës të hiqen të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë të shënuara në çirilicë.

Aliu ka thënë se ato do të zëvendësohen me shenja zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT