11.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shkurte Fejza reagon për deklaratën e Shefqet Krasniqit

Këngëtarja Shkurte Fejza ka reaguar në lidhje me deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili javë më parë kritikoi këngëtaren për mos-predikimin e fesë islame.

E ftuar në emisionin “Show i së premtes” në RTK, këngëtarja ka thënë se për këtë është informuar nga bashkëshorti i saj Hajrushi.

Ajo tutje ka thënë se këtë vit po feston 50 vjetorin e karrierës dhe sipas saj gjatë gjithë këtyre viteve janë marrë më to, ndërsa ajo thotë se kishte zgjedhur të mos përgjigjet.

“Kur ka ndodh kjo, me të thënë të drejtën kam qenë në një vikend në Itali e më pas në Bruksel dhe nuk kam ditur gjë, derisa erdhëm në hotel për të pushuar. Pastaj e thirra Hajrushin [bashkëshortin] dhe u informova për këtë; më erdhi keq.” – tha Shkurte Fejza.

“Sivjet po e festoj 50-vjetorin e karrierës dhe këto 50 vjet e mia të karrierës sime nuk kanë qenë fushë me lule. Disa herë u morën me mua, por unë kam zgjedhur të mos përgjigjem, unë kam punën time dhe politikën time që e bëjë që 50 vjet me këngët e mia dhe asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme për të reaguar. Me pas qenë këtu, sigurisht as Hajrushi nuk do të reagonte.” – ka thënë ajo.

Javë më parë hoxha Shefqet Krasniqi në një emision në Tëvë1, kishte thënë se i dhimbset këngëtarja Fejza që nuk është aq fetare sa duhet.

“Për mua muzika nuk është e pëlqyeshme, Shkurte Fejza i ka tekstet e bukura, por më dhimbset që nuk është fetare aq sa duhet. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur në kombin tonë me qenë edhe fetare, sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë edhe hiq larg se ka.” – pati deklaruar Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT