20.6 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Hetemi largohet për disa orë nga komuna, takoi dje kryeministrin Kurti në Prishtinë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka lënë për disa orë komunën për të shkuar në takim me kryeminsitrin, Albin Kurti.

Takimi ka ndodhur të mërkurën, njofton zyra e kryeministrit.

Në takim ka qenë edhe nënkryetarja e Leposaviqit, Marina Bogojeviq dhe ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi

Sipas njoftimit, në takim është biseduar për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale.

“Në takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione. Kryeministri Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT