21.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

DASH: Radojçiq është një kriminel, e mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjë

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radojiçiç. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”.

Kështu thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë, pas publikimit të fotografie ku shihet terroristi Milan Radojiçiç i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, duke darkuar me ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç.

Ndryshe, në fund të muajit të kaluar, lideri i Lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi, Nemanja Sharoviç, ka publikuar disa pamje ku shihen disa fishekzjarre, që sipas tij, janë ndezur për të festuar ditëlindjen e Radojiçiç-it.

Siç mund edhe të shihet në videon që është publikuar nga Sharoviç në platformën X, disa burra mbajnë një pankartë në duar me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen komandant”, dhe që thuhet se kjo ka ndodhur në Kopaonik – lokacion në kufi me Kosovën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT