5.4 C
Mitrovice
E martë, 24 Mars, 2026

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Siç bën të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ky aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15 00 në fshatin Debërllukë, të kësaj rruge nacionale.

Njoftohet se lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

‘Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15 00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor’, ka thënë Zahiti për Gazetën Metro.

Kujtojmë se sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orëshin e fundit 26 persona kanë mbetur me lëndime trupore si pasojë e aksidenteve të trafikut në territorin e Kosovës./Gazetametro.

TË FUNDIT

TË FUNDIT