24.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vrasja e Besar Nimanit në Gjermani, vëllai tij rrëfen detaje

Berat Nimani ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të vëllait të tij, ish-boksierit Besar Nimani, i cili u vra në Gjermani mbrëmjen e 9 marsit.

Në një prononcim për Paparacin ai thotë se Besari u qëllua në rrugë derisa po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.

“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.

Tutje, Nimani shtoi se para tre viteve viktima me njërin nga të dyshuarit kishte pasur një problem.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT