16.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ndërmarrjes “Trepça” i shqiptohet gjoba prej 1 mijë euro, nuk i pagoi 60 praktikantë

Këtë të martë, Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar masën ndëshkimore prej një mijë euro kompanisë “Trepça” për mospagesën e 60 praktikantëve.

Ky është vendimi i dytë që i shqipton gjobë “Trepçës” pasi herën e parë më 2023 kur Inspektorati e kishte gjobitur “Trepçën”, kjo e fundit kishte ushtruar ankesë dhe ishte bërë edhe një riinspektim.

“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më 2 prill 2023, në Inspektorat kishte ushtruar ankesë praktikanti i grupit, Arsim Musa kundër kompanisë “Trepça”. Pas kësaj, Inspektorati më 12 maj 2023 ka gjetur se kompania nuk i kishte paguar praktikantët për punët që kishin kryer gjatë praktikës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT