Policia e Kosovës ka gjetur pesë zolla ditën e sotme në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e e veriut, Veton Elshani.
“Janë gjetur pesë zolla, ka mundesi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit”, tha shkurt Elshani.
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë nga terroristët serbë ku si pasojë e gjuajtjeve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Situata vazhdimisht ishte e tensionuar si pasojë e të shtënave me armë mes grupit të armatosur dhe policisë.
Nga ky sulm terrorist u bë e ditur se tre terroristë serbë janë vrarë, dje disa të tjerë të përfshirë në sulm u arrestuan, disa nga të cilët më pas u liruan, derisa tre prej tyre, Dushan Maksimoviqit, Vladimir Toliqit dhe Blagoje Spasojeviqit u është vazhduar paraburgimi dy javë më parë, edhe për dy muaj.