1.8 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

LDK nuk lëshon pe: Ministritë i zgjedhim ne, NISMA’n e duam në Qeverinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) akoma nuk ka rënë në ujdi me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit, po ashtu ata nuk duan që VV t’iu cakton ministritë, transmeton Gazeta Metro.


Burimet e Metros brenda LDK’së po bëjnë të ditur se LDK nuk është pajtuar akoma që Albin Kurti të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, e lejë më që të jetë VV ajo që ju cakton ministritë.

LDK nuk pranon t’i ndahen ministritë që dëshiron Vetëvendosje, duke kujtuar se Rexhep Selimi ka thënë se ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme do t’i takon Vetëvendosjes dhe as që bëhet fjalë që ato t’i udhëheq tjetër kush.

Nga LDK, po presin që NISMA ta kalon pragun dhe të jetë pjesë e Qeverisë të cilën ata do ta formojnë nëse do të bëhet koalicion me LVV.

Dihet se brenda kësaj partie vendimet finale do t’i marrë kryesia e LDK’së dhe Këshilli i Përgjithshëm i saj për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe Haki Rugova, nënkryetar i LDK dhe kryetari i Istogut.

Kujtojmë se ditë më parë anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se me LDK’në, gjatë takimeve punuese janë dakorduar që Qeveria e re t’i ketë maksimumi 12 ministri../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT