5.4 C
Mitrovice
E martë, 24 Mars, 2026

Hamiti i LDK’së quan Vetëvendosjen ‘komunistë që duan pushtetin absolut’

Anëtari i LDK’së, Muhamet Hamiti, ka thënë se ‘komunistët me mendësi autoritare duan pushtetin absolut’. Ai me këtë deklaratë siç duket i është referuar Vetëvendosjes, me të cilën nuk po mund të merren vesh për ndarjen e posteve, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këta duan pushtetin apsolut, pasi kontrollin reciprok e shohin si cenim të pushtetit të tyre.

“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit. Njerëzit me mendësi autoritare–komunistët në radhë të parë–e duan pushtetin absolut. Ky soj kontrollin reciprok të pushteteve e shohin si cenim të pushtetit të tyre”, ka shkruar Hamiti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT