Një mitrovicas është gjobitur nga Policia e Kosovës, shkruan Mitrovica SOT
Ai u gjobit me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për tre muaj pasi në zonën e kufizimit 80 km/h ai ka drejtuar automjetin me 132km/h.
“Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 132km/hNjësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatë.




