14 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

“Në Prekaz te Baca Adem”, festa e vajzave të Kosovës U18 pas kualifikimit për në Botëror

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova sot e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16, shkruan Gazeta Express.

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) kjo arritje është vlerësuar si sukses historik.

FHK-ja ka publikuar një video nga festa e vajzave të Kosovës, pas kësaj arritje të madhe.

“Për Kosovën, për ata që na sollën lirinë dhe na mundësojnë momente si ky… Kinë na prit…”, shkroi faqja zyrtare, derisa vajzat dëgjohen duke i kënduar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT