11.7 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Zyrtari i bankës i raporton mbi 2 mijë euro false të deponuara

Policia ka njoftuar se një zyrtar i një banke në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka raportuar në Polici para të falsifikuara.

Ai ka thënë se përgjatë tre muajve janë deponuar 2 mijë 53 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara, shkruan reporteri.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuar”, thuhet në raportin e Policisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT