28 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ishte akuzuar për ryshfet, Qeveria Kurti e propozoi për anëtar të Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale

Gjatë javës së kaluar, në një mbledhje “online”, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Tre prej tyre pritet të bëhen anëtarë të bordit të KPMM-së, organit që i rregullon aktivitetet minerare në vend. Në mesin e emrave të propozuar nga Qeveria është edhe një ish i akuzuar për marrje ryshfeti, shkuan gazeta online Reporteri.net.

Nasuf Mjekiqi, vite më parë ishte endur nëpër gjykata si i akuzuar për marrje ryshfeti gjatë kohës sa kishte qenë zyrtar i Ferronikelit. Sipas aktakuzës, Mjekiqi, sa kishte qenë në cilësinë e koordinatorit të Minierave në “New Co Ferronikeli”, kishte pranuar ryshfet.

Prokuroria pretendonte se ai ka kërkuar si ryshfet një veturë në vlerë prej 6 mijë eurosh me qëllim përfitimi për vete. Në përshkrimin e aktakuzës, thuhej që ryshfeti u kërkua nga i akuzuari si kusht për realizimin e një kontrate që një palë dëmtuar kishte lidhur me kompaninë “New Co Ferronikeli”. Kjo kontratë kishte të bënte me marrjen e të gjitha mbeturinave të mbetura në Minierën e Ferronikelit që nuk i nevojiteshin kësaj kompanie.

Në vitin 2018, Gjykata e Apelit i dha fund ndjekjes penale ndaj tij, kur pati vendosur ta refuzonte kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës kundër aktgjykimit refuzues të gjykatës së shkallës së parë për rikualifikim e veprës së tij penale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Rikualifikimi i veprës penale, siç kishte thënë atëkohë kryetari i trupit gjykues në shkallë të parë, Naser Foniqi, ishte bërë me arsyetimin që i njëjti e ka kryer punën që ka qenë i detyruar që ta kryej, meqenëse sipas paragrafit të dytë të nenit 343 dënueshmëria është tre vjet dhe parashkrimi absolut i ndjekjes penale në këtë rast, ishte arritur në vitin 2016.

Ndryshe, përveç Nasuf Mjekiqit, Habib Basholli, Bahri Karaça, Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrina Demiri janë emrat tjerë që të premten e shkuar u propozuan në Qeveri për votim në Kuvendi për anëtarë të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Bordi i këtij komisioni ishte shkarkuar në tetor të vitit të kaluar. Ligjvënësit patën arsyetuar vendimin duke iu referuar një raporti të Auditorit të Brendshëm, por ka qenë e njëjta legjislaturë që i pati emëruar dhe që i ka shkarkuar.

Bordi i KPMM-së kishte pasur kryesuese Selvete Grajqevci-Pllanën dhe anëtarë Rrezarta Pushkollin, Gani Maliqin dhe Gani Kastratin deri më 26.10.2023, atëherë kur Kuvendi i Kosovës i kishte shkarkuar.

Emrat e ri të propozuar pritet të shkojnë në Kuvend dhe pushteti llogaritet se i ka numrat e mjaftueshëm për të zgjedhur “të preferuarit”.

Edhe i propozuarit tjetër, Avdi Mjeku, ishte gjykuar dy herë për tu liruar më pastaj nga akuza për korrupsion. Ai akuzohej se sa ka qenë drejtor i Inpeksionit në Komunën e Obiliqit kishte keqpërdorë detyrën e tij zyrtare. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT