11.7 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kontrollohet një shtëpi në Zveçan, sekuestrohet alkool e cigare kontrabandë

Një shtëpi në fshatin Zherovnicë të Zveçanit është kontrolluar nga policia ku janë gjetur mbi 200 litra alkool dhe disa paketime me cigare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin ishte raportuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

“Fsh. Zherovnic, Zveçan 28.02.2024 – 15:00. Lidhur me rastin, është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar një palë pranga, tri nxehëse, 241 litra verë dhe disa paketime me cigare. Mallrat e kontrabanduara janë dorëzuar njësisë së Doganave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT