Gjatë një operacioni të kontrollit në një subjekt tregtar në Zubin Potok, një sasi e konsiderueshme e mallrave të paligjshme është zbuluar dhe konfiskuar. Njoftimi i këtij zbulimi është bërë nga zyrtarët përgjegjës për zbatimin e ligjit në fushën e tregtisë dhe kontrollit doganor.
Mallrat e paligjshme të zbuluara përfshijnë
• 100 cope pije të forta alkoolike
• 150 cope plazma
• 9 kg duhan të grire
• 4200 cope cigare
“Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.”, thuhet në njoftimin e Doganës.